Programi i studimit Master i shkencave në “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh”

😀Të dashur studentë,
🏫Programi i studimit Master i shkencave në “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh” ( 2 vite, 120 kredite) vjen me një risi për vitin akademik 2024-2025.
📌Ky program i ristrukturuar tërësisht në sajë të bashkëpunimit me biznesin dhe industrinë e turizmit në vend, universitetet partnere të huaja dhe ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe është një mundësi e artë për të gjithë studentët që kanë pasion komunikimin, gjuhët e huaja, kulturën, udhëtimet dhe turizmin.
👉Kurrikula e re është në përputhje me standardet më të larta të këtij profesioni dhe do të zhvillohet në 3(tri) gjuhë të huaja. Modulet e ofruara në bazë kompetencash dhe projekti i japin më shumë hapësirë aftësimit profesional dhe atij teknologjik të studentit. Për herë të parë, praktika profesionale do të shtrihet në 3 (tri) semestra duke i dhënë mundësi studentit të jetë më afër profesionit dhe tregut të punës.
📌Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ju fton ta bëni pjesë të zgjedhjes suaj këtë program studimi i cili ju garanton zhvillim profesional dhe punësim të menjëhershëm që në auditor. 😀
👉Për më tepër informacion klikoni në https://fgjh.edu.al/komunikim-nderkulturor-dhe-turistik…/