Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Rëndësia e Inteligjencës Artificiale në Formimin Akademik

Objektivat e projektit

  • Qasja e integruar e projektit bazohet ne optikën e zhvillimit të qëndrueshëm, i cili mundëson njohjen e shpejtë të diplomave, rrjetin socio-ekonomik duke favorizuar teknologjitë e reja, me impakt të sigurt në zhvillimin e vendit dhe në integrimin rajonal ndërkombëtar.
  • Forcimi i mësimdhënies në gjuhë të huaj si gjuhë në formimin especializuar.
  • Forcimi i bashkëpunimit brenda UT-së duke krijuar dhe zhvilluar studime ndërdisiplinare.
  • Përfitimi nga politikat e mësimdhënies dhe kërkimin shkencor në vendet partnere;
  • Mbështetja e Universitetit të Tiranës për thithjen e studentëve dhe fondeve të BE-së.

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

Projekti me titull “Rëndësia e Inteligjencës Artificiale në formimin akademik” u propozua në përgjigje të thirrjes për projekte të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bazuar në Urdhër të Ministrit Nr. 360 datë 28.06.2022 “Për shpalljen e thirrjes për financimin e IAL-ve publike, për projekte të përbashkëta në kuadër të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit për vitin akademik 2022- 2023” dhe u shpall fitues me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 468, datë 02.08.2022 dhe me shkresën Nr. 2203/5 Prot., datë 05.08.2022 të UT-së.
Projekti “Rëndësia e Inteligjencës Artificiale në formimin akademik” është propozuar në vijim të bashkëpunimit me Universitetin Sorbonne Paris Nord (USPN), në fushën e Inteligjencës Artificiale, specifikisht në Trajtimin Automatik të Gjuhëve si nëndegë e saj.
Qëllimi kryesor i i projektit është zhvillimi i diplomës së dyfishtë Master, i vetmi në këtë fushë:
Masteri në Trajtimin informatik dhe gjuhësor të dokumenteve të shkruara

👉 Link:

https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/web_Prezantimi-i-projektit-1.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/Projekti-i-MAS_Pershkrimi-i-punes-ne-gjashtemujorin-e-pare.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/Projekti-i-MAS_Aktivitet-promovues-per-realizimin-e-laboratorit.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/Projekti-i-MAS_Pershkrimi-i-punes-ne-gjashtemujorin-e-dyte.pdf
https://fgjh.edu.al/tilde/
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/Projekti-i-MAS_Rezultate.pdf

situs toto