Të dashur maturantë!😊
Ju falënderojmë që keni zgjedhur Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe programet tona të studimit si pjesë të rrugëtimit tuaj akademik.
Ju urojmë suksese në këtë etapë të rëndësishme dhe ju urojmë mirëseardhjen në fakultetin tonë. 🎓
Është publikuar renditja e aplikantëve për Raundin II të pranimeve në programet e studimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
🔗 Për të konsultuar renditjen, KLIKONI mbi programin përkatës:
- Gjuhë Angleze me profile: “Gjuhë angleze”, “Përkthim dhe interpretim”, “Studime britanike dhe amerikane”, “Marrëdhënie me publikun-program i perbashket me Universitetin Kauno Kolegia”
- Gjuhë Angleze (Sarandë)
- Gjuhë Frënge me profile; “Gjuhë dhe komunikim”, “Gjuhë letërsi dhe qytetërim francez”, “Përkthim dhe interpretim”
- Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e shenjave shqipe
- Gjuhë letërsi dhe qytetërim gjermanishtfolës
- Bachelor në Gjuhë moderne dhe Teknologji digitale (Frengjisht/Gjermanisht)
- Bachelor në “Italianistikë”, me tri profile: Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian (mesatare master 7); Mediator për Turizmin dhe Sipërmarrjen Trigjuhësh (diplomë e dyfishtë me Universitetin e Sienës); Gjuha dhe Kultura Italiane në Perspektivën Evropiane (diplomë e dyfishtë me Universitetin e Tuscia-s)
- Gjuha dhe kultura italiane në botën digjitale diplomë e dyfishtë me Universitetin për të Huajt të Peruxhias, Itali
- Gjuhë Spanjolle me profil “Gjuhë-letërsi dhe qytetërim hispanik”
- Gjuhë Greke me profile: “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek”, “Përkthim dhe Interpretim”
- Përkthim dhe Interpretim në Gjuhën Greke dhe Angleze
- Gjuhë Turke me profile; “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim turk” dhe “Përkthim dhe Interpretim”
- Bachelor në Orientalistikë
- Studime ndërkulturore dhe përkthimore në gjuhë ruse
- Diplomë profesionale në Komunikim Shumëgjuhësh në Institucione dhe Ndërmarrje
📅 Regjistrimet do të zhvillohen nga 25 shtator deri më 4 tetor 2026, në 5 faza 48-orëshe. Gjatë këtyre fazave, ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht llogarinë tuaj në portalin U-Albania. Statusi juaj tregohet përmes ngjyrave:
🟢 Me ngjyrë jeshile: Jeni fitues! Duhet të paraqiteni në Sekretarinë e FGJH-së për t’u regjistruar patjetër brenda fazës 48-orëshe. Në të kundërt, humbisni të drejtën e regjistrimit dhe vendi juaj i kalon maturantit tjetër në listën pritëse.
🟡 Me ngjyrë të verdhë: Sapo jeni shpallur fitues në atë program, por duhet të prisni përfundimin e fazës aktuale për t’u regjistruar.
🔴 Me të kuqe: Nuk jeni fitues aktualisht. Ju lutemi, kontrolloni kolonën “Klasifikimi në fazën e ardhshme” për të ndjekur ecurinë tuaj në vijim.
⚠️ Kujdes! Aplikantët që rezultojnë fitues brenda kuotave duhet të respektojnë afatin 48-orësh të regjistrimit. Mosregjistrimi brenda afatit të përcaktuar sjell humbjen e të drejtës së regjistrimit në programin përkatës gjatë këtij raundi.
📂 Dokumentet kryesore për regjistrim:
• Kartë identiteti ose pasaportë (fotokopje);
• Dëftesa / Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave. (Duhet të jetë me vulë elektronike, e noterizuar për vitet e mëparshme, ose e njësuar në Ministrinë e Arsimit për diplomat e fituara jashtë vendit);
• Mandat pagese i tarifës së regjistrimit;
• Deklaratë e Pëlqimit dhe Vërtetësisë së të Dhënave, e cila plotësohet pranë Sekretarisë Mësimore.
Për çdo informacion të mëtejshëm mbi procesin e regjistrimit, ju lutemi ndiqni njoftimet në faqen zyrtare të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
✨ Ju falënderojmë për besimin dhe ju urojmë suksese në vijim!
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Universiteti i Tiranës😊


