Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Seanca e tretë dhe e fundit e projektit tonë pedagogjik 2025–2026

✨ Seanca e tretë dhe e fundit e projektit tonë pedagogjik 2025–2026
“Gjinia, trupi dhe liria: kur letërsia frankofone dhe kinemaja prekin në shpirt*
Ky projekt, i iniciuar nga grupi kërkimor i Universitetit të Salamankës (Spanjë), zhvillohet në kuadër të një bashkëpunimi ndërkombëtar që përfshin Universitetin e Tiranës (Prof. Asoc. Dr Ardiana Hyso Kastrati dhe Prof. Asoc. Dr Elona Toro), Universitetin e Granadës (Prof. Loubna Nadim) dhe Universitetin e Meknesit (Prof. Bouchra Benbella), me pjesëmarrjen aktive të studentëve nga institucionet partnere.
📚 Pas dy seancave të para kushtuar romanit Hana të Elvira Dones dhe adaptimit të tij kinematografik Burrnesha, kjo takim i fundit u përqendrua në analizën e veprës “Nata e Shenjtë” të Tahar Ben Jelloun.
Kjo seancë përmbyllëse trajtoi:
📚 trupin, seksualitetin dhe tabutë
📚 dominimin patriarkal dhe kodet shoqërore
📚 fenë: si kontroll apo çlirim?
📚 fjalën, identitetin, mërgimin dhe kërkimin e vetvetes
Një moment i pasur shkëmbimesh, reflektimi kritik dhe bashkëpunimi ndërkombëtar 🌍, që aktivizoi kompetencat në gjuhën frënge dhe analizën letrare në shërbim të çështjeve të mëdha njerëzore.
Falenderojmë studentët pjesëmarrës L.Xhelili, T. Gjonaj, H. Gunay, S. Corcja, A. Xibraku. I Kurdhishta, E. Hoxha, B. Petaraj, E. Mujollari, A. Sinanaj.
Ju mirëpresim në bashkëpunime dhe realizime të tjera të frytshme si këto !!!