Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

“Sfida të përkthimit juridik” nga përkthyesja dhe interpretja gjyqësore Anila Rezhda

Sot, më 20 mars 2025, u zhvillua atelieja me temën “Sfida të përkthimit juridik” 🏛️nga përkthyesja dhe interpretja gjyqësore Anila Rezhda. Ajo është anëtare e Bordit Drejtues të Federatës Kombëtare Greke të Përkthyesve dhe Interpretëve Zyrtarë PEM, Filial i FIT e Eulita dhe është nderuar me titullin “Ambasadore e Kombit” 🌟.
Gjatë ateliesë, Znj. Rezhda ndau përvojën e saj të pasur në fushën e përkthimit dhe interpretimit gjyqësor të fituar gjatë 20 viteve të punës në Gjykatën e Selanikut për gjuhët shqip, greqisht dhe italisht. Ajo theksoi sfidat e ndryshme me të cilat përballet një interpret gjyqësor, duke u ndalur veçanërisht në rëndësinë e etikës profesionale ⚖️.
Pas ligjëratës, Znj. Rezhda iu përgjigj pyetjeve të studentëve dhe pedagogëve, duke ndarë më shumë për përkthimin dhe interpretimin gjyqësor si dhe sfidat që ky profesion sjell 🎓.
Kjo atelie shërbeu si një mundësi e vyer për studentët që synojnë të punojnë në fushën e përkthimit ligjor dhe interpretimit gjyqësor.
Një falënderim i veçantë për Anila Rezhdën për këtë takim të rëndësishëm dhe për frymëzimin e mrekullueshëm që na dha përmes pasionit të saj për përkthimin dhe interpretimin!🙏
#Përkthimijuridik #Përkthimi gjyqësor #interpretim #AnilaRezhda #FakultetiiGjuhëvetëHuaja #Translation #Interpretation #Inspiration #PasionpërPërkthimin #PasionpërInterpretimin  #Shqipëri #FGJH