Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Sot, më 14 korrik 2025, në kuadër të Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare, u zhvilluan orët mësimore të gjuhës praktike në të dyja nivelet e kursit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në aktivitete gjuhësore që synojnë zhvillimin e kompetencave komunikuese në bullgarisht, në përputhje me nivelin e tyre të njohurive.

Në vijim të programit, Prof. As. Dr. Raqi Bello nga Universiteti “Shenjtorët Kiril dhe Metodij” i Veliko Tërnovës mbajti një referat me temë: “Disa ngjarje kryesore historike të Mbretërisë së Parë dhe të Dytë Bullgare”. Gjatë leksionit, studentët u njohën me momentet më të rëndësishme të historisë së popullit bullgar, përfshirë formimin dhe zhvillimin e Mbretërisë së Parë dhe të Dytë Bullgare, si dhe me disa prej ngjarjeve të përbashkëta historike që lidhin popullin shqiptar me atë bullgar. Kjo paraqitje u prit me interes të veçantë nga studentët dhe kontribuoi në zgjerimin e njohurive të tyre mbi historinë dhe marrëdhëniet kulturore në rajon.