Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Më 9 korrik 2025, në kuadër të Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare, vijuan me intensitet të plotë orët praktike të mësimdhënies në gjuhën bullgare.

Një nga momentet interesante të ditës së sotme ishte ligjërata e mbajtur nga Prof. Asoc. Dr. Hristo Ormanxhiev, pedagog pranë Fakultetit Juridik të Universitetit “Shenjtorët Kiril dhe Metodij” në Veliko Tërnovo, Bullgari. Në këtë ligjëratë, profesori ofroi një panoramë të gjerë dhe të argumentuar mbi disa prej temave më përfaqësuese të identitetit politik, kulturor dhe historik bullgar.

Pjesë e ligjëratës ishte një prezantim mbi Presidencën bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe një paraqitje e qytetit Veliko Tërnovo – një nga qendrat historike më të rëndësishme të Bullgarisë – dhe e universitetit të këtij qyteti me tradita të konsoliduara akademike.

Ligjërata u pasurua gjithashtu me informacione mbi disa festa dhe zakone tradicionale bullgare, si: Uji i Bekuar, festimi i 1 Marsit me traditën e verores (мартеница), si dhe Nestinarstvo, një traditë unike bullgare që përfshin vallëzimin mbi prush si shprehje e përkushtimit shpirtëror dhe identitetit popullor.

Në mbyllje të prezantimit, Prof. Ormenxhiev solli në vëmendje figura të njohura bullgare me ndikim ndërkombëtar, duke theksuar kontributin e Bullgarisë në fusha të ndryshme të dijes dhe kulturës botërore.

Pas përfundimit të aktivitetit, u realizua një foto e përbashkët e studentëve dhe profesorëve, si simbol i miqësisë, bashkëpunimit dhe shkëmbimit akademik ndërkulturor midis FGjH-së dhe universitetit bullgar.