Personeli akademik, ndihmës akademik dhe administrativ i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës, ka ndjekur me dhimbje e shqetësim të thellë gjendjen e rëndë, të pakrahasueshme, të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm i datës 26 Nëntor. Ngushëllimet tona më të të thella shkojnë për familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur në këtë fatkeqësi natyrore.
Në këtë fatkeqësi ne nuk jemi vetëm.
Në shenjë solidariteti me banorët në zonat e prekura nga tërmeti, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës vijonë të kontribuojë financiarisht dhe jo vetëm pranë ambienteve të tij. Te dashur Miq, Studentë, Kolegë, Fqinjë te FGjH-së ,#Alumni FGjH jeni të mirëpritur për cdo kontribut tuajin, Ushqime , Veshmbathje si dhe Financiarisht në linkun bashkëngjitur (https://e-albania.al/dhuro/)