 Sot, më 23 tetor 2024, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në bashkëpunim me spitalin “Mbretëresha Geraldinë”, organizoi një takim informues në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin gjinor dhe rëndësinë e kontrollit të hershëm për llojet e ndryshme të tumoreve.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë Dr. Ersilda Dedja dhe Dr. Marinela Lica, të cilat ndanë njohuri të vlefshme mbi parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe llojeve të tjera.

 Theksi u vu te rëndësia e vetëkontrollit dhe ekzaminimeve të rregullta, duke i nxitur të gjitha gratë dhe vajzat të kenë një qasje proaktive ndaj shëndetit të tyre.
Theksi u vu te rëndësia e vetëkontrollit dhe ekzaminimeve të rregullta, duke i nxitur të gjitha gratë dhe vajzat të kenë një qasje proaktive ndaj shëndetit të tyre.Ky takim shërbeu si një platformë për të informuar, diskutuar dhe ndarë përvoja, duke u angazhuar në një bisedë të hapur mbi shëndetin dhe mirëqenien.
 Ne falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan dhe morën pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Ne falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan dhe morën pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!