Thirrje për aplikim – Shkolla verore frëngjisht-folëse “Marrëdhëniet Ndërkombëtare” – Bukuresht, 1-5 korrik 2024

Përfaqësia për Evropën Qendrore dhe Lindore e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) ka hapur thirrjen për aplikime për shkollën verore frëngjishtfolëse mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të organizuar me Universitetin Politehnica të Bukureshtit, nga data 1 deri më 5 korrik, në Bukuresht.

👉Kandidatët duhet të jenë nga mosha 20 deri në 28 vjeç dhe të jenë shtetas të një prej vendeve anëtare, të asociuara ose vëzhguese të OIF në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe të studiojnë ose të kenë studiuar marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat politike, gazetarinë, drejtësinë, përkthimin/interpretimin, si dhe të kenë një nivel minimal B2 të frëngjishtes.

💵Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen nga organizatorët.

👉Aplikimet janë të hapura deri më 15 maj, në linkun e mëposhtëm:
Ju mirëpresim!
Faleminderit!