Në këtë vit, ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, përfaqësuesit nga Kongresi Rinor Kombëtar
Zj. Maura Linadi dhe Z. Dritan Sakuta, prezantuan përpara studentëve të FGJH mënyrën e aplikimit për projekte në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 (EYC2022).
Tirana EYC 2022 është një makro program që do të zgjasë 365 ditë, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që mbulojnë një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh që kanë në qendër rininë. Ky makro program implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
Për më shumë informacion për mënyrën e aplikimit, klikoni në këtë link : https://tiranaeyc2022.al
I inkurajojmë studentët tanë të aplikojnë dhe shpresojmë që të jenë fitues me projekt idetë e tyre.

