Në datat 23 – 25 janar 2025,
U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me temë: ‘‘Përkrahja e Diversitetit’’ me 1 kredit, nga Prof. Dr. Esmeralda Kromidha.
Disa nga temat që u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin:
Diversiteti dhe kodet kulturore në mjedisin shkollor;
Edukimi ndërkulturor dhe projektet shkollore;
Edukimi për qytetarinë- Konfliket dhe zgjidhja e tyre;
Puna me stereotipet, paragjykimet dhe klishetë;
Diversiteti gjuhësor: qasje të të mësuarit nëpërmjet krahasimit të gjuhëve, burime informacioni dhe veprimtari;
Implicitet kulturore/ gjestet dhe komunikimi joverbal;
Dimensioni ndërkulturor në metodat e gjuhës së huaj dhe trajtimi i diversitetit;
Veprimtari pedagogjike dhe burime mbi diversitetin kulturor dhe gjuhësor;
Promovimi i të jetuarit së bashku, kundër racizmit dhe diskriminimit, nëpërmjet veprimtarive të ndryshme gjatë mësimit.
Gjatë trajnimit u përdorën forma e metoda të larmishme si prezantime në Powerpoint diskutime mbi tematikat e trajtuara, nxitja e reflektimit në auditor, shfrytëzimi dhe shkëmbimi i përvojës së mësuesve, analiza e diskutime mbi materialet audio e video që u vunë në dispozicion nga trajnuesja dhe materiale pedagogjike që mund të prodhohen nga pjesëmarrësit gjatë trajnimit por edhe detyra e punë praktike në formën e një projekti përfundimtar.
Në përfundim të modulit pjesëmarrësit ishin të aftë:
të konceptonin një veprimtari pedagogjike për nxënësit ku të trajtohet diversiteti kulturor dhe ai gjuhësor;
të trajtonin veprimtari të ndryshme në metodat e mësimdhënies së gjuhëve të huaja në kuadër të të jetuarit së bashku;
të zhvillonin një mendim kritik në kontekstin në të cilin japin mësim për të formuar nxënës qytetarë e të hapur ndaj shoqërive dhe kulturave të ndryshme;
të identifikonin mënyra të larmishme për zhvillimin personal dhe profesional etj.