Trajnimi online për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me temë: ‘‘Hartimi dhe realizimi i një projekti në mësimdhënien në klasë dhe në distancë’’ nga Prof. Asoc. Dr. Elona Toro

Në datat 21 – 23 janar 2025,

U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me temë: ‘‘Hartimi dhe realizimi i një projekti në mësimdhënien në klasë dhe në distancë’’ me 1 kredit, nga Prof. Asoc. Dr. Elona Toro.

Disa nga temat që u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin:

– Konceptimi dhe ndërtimi i një projekti klase;

– Mjetet digjitale për krijimin dhe zbatimin e një projekti klase.

Në përfundim të modulit pjesëmarrësit ishin të aftë:

– Të njihnin parimet e pedagogjisë sipas projektit;

– Të përvetësonin fazat e ndërtimit të një projekti në klasë;

– Të përcaktonin hapat për krijimin e një skenari hibrid/mësimit në distancë;

– Të njihnin dhe të përdorrnin aplikacione ueb për redaktimin dhe hartimin e dokumenteve audio, video ose imazhe;

– Të njihnin mjetet për kryerjen e punës bashkëpunuese në internet;

– Të njihnin aplikacione digjitale për krijimin e aktiviteteve të vlerësimit në internet.