Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

U zhvillua trajnimi me temë: “Mësimi dhe vlerësimi i nxënësve nëpërmjet aplikacioneve Kahoot! Mentimeter dhe Quizlet”

✅ Në datat 8-10 maj 2026, u përmbyll me sukses moduli i trajnimit online për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me temë: “Mësimi dhe vlerësimi i nxënësve nëpërmjet aplikacioneve Kahoot! Mentimeter dhe Quizlet” me 18 orë, 10 kredite, nga Prof. Asoc. Dr. Elona Toro.

Synimi i këtij trajnimi ishte forcimi i kompetencave digjitale të mësuesve dhe integrimi efektiv i mjeteve interaktive në procesin e mësimdhënies dhe vlerësimit.

🔎 Gjatë trajnimit u trajtuan:
• Prezantimi dhe përdorimi praktik i aplikacioneve interaktive;
• Hapja e llogarive dhe krijimi i aktiviteteve mësimore digjitale;
• Ruajtja, shpërndarja dhe përdorimi i kuizeve/lojërave në klasë apo si detyrë shtëpie;
• Përdorimi i këtyre platformave për vlerësim dhe vetëvlerësim të nxënësve etj.

🎯 Në përfundim të modulit, pjesëmarrësit ishin të aftë të:
✔️ Përdorin teknologjinë në funksion të mësimdhënies bashkëkohore;
✔️ Hartojnë dhe zbatojnë aktivitete interaktive;
✔️ Vlerësojnë dhe motivojnë nxënësit përmes metodave inovative.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të praktikave mësimore dhe fuqizimit të zhvillimit profesional të vazhdueshëm të mësuesve në arsimin parauniversitar.

situs toto