UDHËZIME PËR RECENSAT

Recensat kanë si qëllim nxitjen tek lexuesi të përsiatjeve rreth librave të ndryshëm studimorë – shkencorë të autorëve shqiptarë apo të huaj. Për të arritur këtë objektiv recensat duhet të përmbajnë elementët e mëposhtëm.

1) Informacione lidhur me përmbajtjen e librit që recensohet.

2) Elementë interpretues të cilët ndihmojnë në analizën e argumenteve të trajtuara në libër në kuadrin e fushës kërkimore në të cilën përfshihet studimi.

3) Elementë vlerësues që japin një gjykim të përgjithshëm mbi veprën e recensuar.

Formatimi i recensës: (shqip, 3.000 – 6.000 karaktere, Times New Roman 12 pt., Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5)