Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Në kuadër të Programit të Shkëmbimit Erasmus +, nga data 25.04.2022 deri më 29.04.2022, një ekip nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Nysa, Poloni vizitoi Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Departamentin e Gjuhës Angleze.

Ekipi i përbërë nga 2 lektorë, Prof. Marcin Walczyński dhe Ass. Prof. Iwona Sikora dhe shefja e Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dagmara Bojda zhvilluan një sërë takimesh me Prof. Dr. Viktor Ristani, përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Angleze, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Dr. Drita Rirëa, Zv. Dekane e FGJH-së. Nga diskutimet në takime u  trajtua nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen dhe u theksuan fushat konkrete të shkëmbimit të përvojave.

Ekipi, gjithashtu zhvilloi takime me lektorët e përkthimit  e interpretimit të Departamentit të Gjuhës Angleze, të cilët shkëmbyen njohuritë dhe përvojën e tyre në mësimdhënien e përkthimit dhe interpretimit të konferencës.

Prof. Marcin Walczyński mbajti dy leksione në lidhje me fushën e tij të ekspertizës: “Stresi dhe psiko-afektiviteti në interpretim” dhe “Sfidat e përkthimit ligjor” për studentët e nivelit Bachelor në Përkthim dhe Interpretim dhe Master i Shkencave Përkthim dhe Interpretim Tekniko-letrar.

Foto 2. Prof. Marcin Walczyński gjatë leksionit të tij

 

Prof.As. Iwona Sikora zhvilloi një leksion me temën “Mjetet CAT: Memoq” dhe organizoi një seminar me studentët e Master i Shkencave Përkthim dhe Interpretim Teknik-Letrar (viti 1) dhe një leksion me temën: “Menaxhimi i rrezikut në përkthim”.

Foto 3: Prof.As. Iwona Sikora zhvilloi një leksion me temën “Mjetet CAT: Memoq”

 

Ekipi mori pjesë në një konferencë të simuluar me përkthim simultan me studentët e BA për Përkthim dhe Interpretim. Ata dhanë komente dhe vlerësime për performancën e studentëve.

Foto 4 & 5: Konferenca e simuluar me studentet vitit te trete Bachelor, Perkthim e Interpretim