Zhvillimi I turizmit të qëndrueshëm dhe marketingut digjital shumëgjuhësh përmes platformës Albania 365

Objektivat e projektit

Nëpërmjet këtij projekti, synohen të përmbushen objektiva të natyrës operacionale dhe kërkimore-shkencore.

Objektiva operacionale:

  1. Identifikimi i nevojave të kërkimit duke përzgjedhur produktet e promovueshme të trashëgimisë materiale dhe jomateriale të territorit të Shqipërisë përgjatë 365 ditëve të vitit përmes shqyrtimit të literaturës dhe hartimit të pyetësorëve.
  2. Ngritja e platformës Albania 365
  3. Krijimi dhe vënia në funksion e materialeve promovuese të produkteve turistike në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht,;
  4. Digjitalizimi i produkteve përmes shërbimeve të ofruara nga platforma Albania 365 në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht.
  5. Testimi i produkteve dhe platformës/aplikacionit/faqes.

Objektiva kërkimore-shkencore:

  1. Analiza cilësore e pyetësorëve;
  2. Analiza e burimeve turistike të trashëgimisë materiale dhe jomateriale të Shqipërisë turistike me fokus komunikimin shumëgjuhësh
  3. Analizë e formave të komunikimit digjital të përdorura aktualisht në kontekstin shqiptar të e-turizmit;
  4. Studimi i perspektivave të integrimit të mjeteve TIK në komunikimin turistik në kontekstin shqiptar;
  5. Vlerësimi i produktit përmes pyetësorëve.
  6. Përditësimi dhe pasurimi i kurrikulave të FGJH-së me njohuri dhe aftësi në komunikim digjital.
  7. Publikimi i gjetjeve dhe rezultateve të projektit.

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

Identifikimi i nevojave të kërkimit duke përzgjedhur produktet e promovueshme të trashëgimisë materiale dhe jomateriale të territorit të Shqipërisë përgjatë 365 ditëve të vitit përmes shqyrtimit të literaturës dhe hartimit të pyetësorëve.

  • Ngritja e platformës Albania 365;
  • Krijimi dhe vënia në dispozicion e materialeve promovuese të produkteve turistike në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, kompanisë;
  • Analizë e formave të komunikimit digjital të përdorura aktualisht në kontekstin shqiptar të e-turizmit dhe Studimi i perspektivave të integrimit të mjeteve TIK në komunikimin turistik në kontekstin shqiptar;
  • Digjitalizimi i produkteve përmes shërbimeve të ofruara nga platforma Albania 365 në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, nën mbikëqyrjen e stafit akademik.
  • Testimi i produkteve dhe platformës/aplikacionit/faqes.
  • Përditësimi dhe pasurimi i kurrikulave të FGJH-së me njohuri dhe aftësi në komunikim digjital

👉  Link:

https://fgjh.edu.al/%f0%9f%93%8d-konference-shkencore-nderkombetare-fgjh-ut/

https://fgjh.edu.al/tryeze-e-rrumbullaket-ne-kuader-te-projektit-albania-365/