🎓 MASTER I SHKENCAVE NË KOMUNIKIM NDËRKULTUROR DHE TURISTIK TRIGJUHËSH 🌍

Një program studimi që ndërthur gjuhët e huaja, komunikimin ndërkulturor dhe fushën e turizmit, duke të përgatitur për të përballuar nevojat e një mjedisi profesional gjithnjë e më ndërkombëtar.
📚 Gjatë programit, studentët zhvillojnë:
🗣️ Kompetenca të avancuara gjuhësore në të paktën tri gjuhë të huaja;
🌍 Njohuri të thelluara ndërkulturore mbi aspektet kulturore, historike, ekonomike dhe shoqërore të realiteteve të ndryshme;
✈️ Aftësi në komunikimin ndërkulturor dhe turistik, duke ndërthurur përdorimin e gjuhëve të huaja me fushën e turizmit;
💻 Aftësi informatike dhe telematike, të nevojshme për përdorimin e mjeteve bashkëkohore në fushën profesionale.
Programi ka në qendër studentin dhe kombinon njohuritë teorike me praktikën, përmes detyrave të kursit, projekteve, aktiviteteve kërkimore dhe praktikave të integruara në procesin mësimor.
✨ Formohu për një profil profesional fleksibël, me gjuhët, kulturën dhe komunikimin në qendër.
📍 Departamenti i Gjuhës Angleze