🎓 Zgjidh Gjuhën Greke në Universitetin e Tiranës! 🇬🇷

Regjistrimet për vitin akademik 2026–2027 vijojnë me Fazën II – Raundi II, në datat 27–28 shtator 2026.
Programet e studimit:
📌 Bachelor në Gjuhë Greke, profili “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek” – ofron njohuri të thelluara në gjuhën, letërsinë dhe qytetërimin grek.
📌 Bachelor në Gjuhë Greke, profili “Përkthim dhe Interpretim” – program që zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin Ionian në Korfuz, duke ndërthurur formimin teorik me praktikën e përkthimit dhe interpretimit.
📍 Departamenti i Gjuhës Greke 🇬🇷