Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

🎓 Mirela Koça : Një doktoraturë  e re në studimet letrare

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, ka kënaqësinë të njoftojë se Mirela Koça mbrojti me sukses disertacionin e saj shkencor për fitimin e gradës shkencore “Doktor”.
Disertacioni, me temë:“Ndjeshmëria poetike e shkrimtareve femra në Greqi pas viteve 1930”, u realizua nën udhëheqjen shkencore të Prof. Asoc. Dr. Lorena Dedja.
Studimi sjell një kontribut të rëndësishëm në studimet shqiptare mbi letërsinë greke, duke trajtuar ndjeshmërinë poetike si kategori estetike, ideologjike dhe shoqërore. Përmes analizës së krijimtarisë së Maria Polidhuri, Katina Papa, Rita Bumi-Papa dhe Melisanthi, hulumtimi shqyrton zhvillimin dhe veçoritë e poezisë së autoreve greke pas viteve 1930, në ndërthurje me modernizmin, lëvizjen feministe dhe transformimet historike e kulturore të shekullit XX.
Ky punim pasuron perspektivën kërkimore mbi letërsinë greke dhe kontribuon në një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj krijimtarisë letrare të grave në studimet tona.
👏 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i uron znj. Mirela Koçës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik dhe kërkimor, si dhe përgëzon udhëheqësen shkencore për kontributin në këtë proces!
#FGJH #UniversitetiTiranës #Doktoratë #KërkimiShkencor #StudimeLetrare