Ëndrra për të studiuar në një universitet evropian mund të bëhet realitet falë mundësive që ofron Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, përmes programit Erasmus+.
🌍 Me mbi 150 universitete partnere në Evropë, studentët tanë kanë mundësinë të ndjekin një semestër ose një vit studimi jashtë vendit, të përjetojnë kultura të reja dhe të pasurojnë formimin e tyre akademik e profesional.
🎓 Më shumë se 270 studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë përfituar nga bursat Erasmus+, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke fituar përvoja të çmuara ndërkombëtare.
✨ Zgjero horizontet e tua, përmirëso aftësitë gjuhësore dhe bëhu pjesë e një përvoje që do të të shoqërojë gjatë gjithë jetës.
📍 Përvoja jote ndërkombëtare fillon këtu!


