🏆 “Prezantimi më i mirë doktoral i vitit”

Me kënaqësi ndajmë videon fituese të edicionit të parë të konkursit “Doktorata ime në 3 minuta”.

🎓 Çmimi iu akordua Dr. Aida Zoto, e cila u vlerësua nga juria për cilësinë shkencore të kërkimit, qartësinë e prezantimit dhe aftësinë për të komunikuar në mënyrë të përmbledhur dhe bindëse kontributin e disertacionit të saj doktoral.

👏 Urime për këtë arritje të merituar dhe për kontributin në promovimin e ekselencës në kërkimin shkencor!

🎥 Ndiqni videon fituese. – Video Fituese