🌍 30 SHTATOR – DITA NDËRKOMBËTARE E PËRKTHIMIT

11
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, Departamenti i Gjuhës Greke sjell në vëmendje një prej kontributeve të tij në fushën e përkthimit letrar: “Antologji e poezisë greke (Shekulli XX)”, botuar nga Botimet Toena dhe përkthyer në shqip nga pedagogët e Departamentit të Gjuhës Greke.
📖 Antologjia i ofron lexuesit shqiptar një panoramë të poezisë greke të shekullit XX, duke përfshirë krijimtarinë e brezave poetikë që u formësuan nën ndikimin e ngjarjeve të mëdha historike të kohës. Poetët e pasluftës mbartën në veprën e tyre përvojën dhe ankthin e Luftës së Dytë Botërore, pushtimit, Rezistencës dhe Luftës Civile, ndërsa brezat që pasuan trashëguan jehonën e këtyre përvojave dhe kërkuan forma të reja poetike për t’i shprehur ato.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit të gjithë përkthyesve!
📚 Antologji e poezisë greke (Shekulli XX)
Departamenti i Gjuhës Greke 🇬🇷 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës
đź“– Botimet Toena