Trajnimi me studentë të Gjuhës Frënge, rreth praktikave teatrale dhe të mësuarit të gjuhës së huaj

Sot në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, nisi trajnimi me studentë të Gjuhës Frënge, rreth praktikave teatrale dhe të mësuarit të gjuhës së huaj.
 

Zoti Jan Nowak, profesor i gjuhës frënge, themelues i Drameducation – Qendër Ndërkombëtare e Teatrit Frankofon në Poloni, përkthyes i më shumë së 50 pjesëve teatrale frankofone, vjen për të disatën herë në Shqipëri për të formuar mësues e këtë radhë edhe studentë të gjuhës frënge. Falë Ambasadës së Francës në Shqipëri, ky trajnim per studentet vjen si mbështetje edhe në kuadrin e një punë disa vjeçare që është bërë në Departamentin e Gjuhës Frënge për vënien në skenë dhe konceptimin e pjesëve teatrale.