6 Qershori – Dita e Gjuhёs Ruse, e cila festohet nё ditёlindjen e poetit tё madh rus Aleksandër Sergejeviç Pushkin. Dega e Gjuhёs Ruse në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, nё bashkёpunim me Shoqatёn e Miqёsisё Shqipёri-Rusi, organizoi njё takim kulturor “Gjuha Ruse: Gjuhë e Pushkinit dhe e afrimit mes kulturave”.
Kjo veprimtari, e cila mblodhi së bashku pёrfaqёsues tё universitetit, trupit diplomatik tё Federatёs Ruse, studentё tё Degёs sё Gjuhёs ruse, kolegё, njerёz tё shquar nё fushёn e pёrkthimit dhe kulturёs, pёrfaqёsues tё Shoqatёs sё Miqёsisё Shqipёri-Rusi, synon të forcojë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në nivel institucional dhe kulturor.
Fjalën e hapjes e mbajti pedagogia e Gjuhës ruse, dhe njëkohësisht dhe Kryetare e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi, zj. Alma Pinari. Më tej vijuan me fjalë përshëndetëse Dekania e FGJH-së, zj. Esmeralda Kromidha, Rektori i UT, Ambasadori i Federatës ruse z. Mikhail Afanasiev.
Me recitimet dhe përshëndetjet e tyre në gjuhën ruse, studentët sollën një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore.
Përmes promovimit të vlerave të gjuhës dhe kulturës ruse në këtë ditë, si pjesë e mësimdhënies në auditoret tona por edhe si trashëgimi në kuadër të diversitetit kulturor të trashëgimisë botërore, synohet gjithashtu të përcillen vlera të solidaritetit mes popujve me ndikime në sektorë të tjerë të zhvillimit të shoqërive me impakt të drejtpërdrejtë shoqëror, ekonomik, turistik në të dy vendet.
Takimi u mbyll nën tingujt e violinës, me pjesën “Katjusha”.