Prof. Asoc. Dr. Loran Gami

Prof. Asoc. Dr. Loran Gami

Biografia

Loran Gami është një profesor me një përvojë njëzetvjeçare në mësimdhënie në nivelin e parë dhe të dytë të studimeve në Departamentin e Gjuhës Angleze (Universiteti i Tiranës). Fusha e tij e studimit është Letërsia dhe Teoria e letërsisë. Ai ka dhënë mësim disa lëndë në Departamentin e Gjuhës Angleze, si Letërsia Britanike I (nga Çoseri te romantizmi), Letërsia Britanike II (Letërsia viktoriane dhe Modernizmi), Teoria e letërsisë, Gjuha angleze përmes poezisë dhe dramës, Letërsia dhe kultura britanike, Gjuha angleze për biznesin (Fakulteti i Ekonomisë) dhe Gjuha angleze si gjuhë e dytë në disa departamente të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Ai ka kryer studimet katërvjeçare në programin Gjuhë angleze (specializuar në Studime angleze dhe amerikane), ka kryer studimet e thelluara pasuniversitare (SHPU) në fushën e Letërsisë Angleze dhe ka përfunduar studimet doktorale në fushën e Letërsisë Botërore (2013). Në korrik 2022, ai ka fituar titullin “Profesori i Asociuar” nga Universiteti i Tiranës (Departamenti i Gjuhës Angleze). Puna e tij kërkimore në fushën e letërsisë dhe shkencave humane përfshin dhjetë artikuj shkencorë, të botuar në revista europiane të njohura, katër kapituj në libra në fushën e letërsisë dhe të kulturës, si dhe një numër kumtesash që përqendrohen në fushën e studimeve letrare. Po ashtu, ai ka fituar një grant për kërkim shkencor në universitetin George Washington University (Uashington, ShBA), të financuar nga Departamenti i Shtetit i ShBA-së.

Loran Gami punon edhe si përkthyes nga gjuha angleze në atë shqipe dhe nga gjuha shqipe në atë angleze me një përvojë njëzetedyvjeçare në këtë fushë.