Sesione informative rreth punësimit sezonal të studentëve shqiptarë në Gjermani

Në datat 26 dhe 27 janar 2022 në auditorët e FGJH-së u mbajtën dy sesione informative rreth punësimit sezonal të studentëve shqiptarë në Gjermani.

Zonja Eljana Mete, menaxhere e portalit duapune.com, u takua me studentët e vitit të parë, të dytë dhe të tretë (Bachelor) të degës “Gjuhë gjermane”, për t’i informuar mbi modalitetet e aplikimit për punësimin sezonal për vitin 2022. Nëpërmjet këtij punësimi studentët do të kenë, veç të tjerash, mundësinë për të perfeksionuar njohuritë e tyre gjuhësore, kulturore si dhe të provojnë një mënyrë të re jetese.

Procesi i aplikimit menaxhohet nga DIMAK Albania (Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë) dhe DM Consulting Services/ duapune.com.

Për më shumë informacione ndiqni linkun: https://duapune.com/blog/punekerkues/punesimi-sezonal-ne-gjermani-per-studentet-shqiptare-per-vitin-2022