Sot në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Gjermane zhvilloi një lexim letrar me autoren Andrea Grill dhe përkthyesen Majlinda Çullhaj.
Andrea Grill është shkrimtare dhe përkthyese nga disa gjuhë evropiane. Jeton në Vjenë dhe në Amsterdam. Që nga nga viti 2005 ka publikuar dy libra me poezi, gjashtë romane, shumë tregime dhe ese si dhe një libër për fëmijë. I janë dhënë një sërë çmimesh letrare, së fundmi (në vitin 2021) çmimi prestigjioz për letërsi në Austri, Anton Wildgans.