KONFERENCA NDËRKOMBËTARE STUDENTORE

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE STUDENTORE

 TË NXËNIT NË SHEKULLIN XXI, SFIDAT DHE PERSPEKTIVAT

  Vendi: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë, Shqipëri / Online Webinar

Datë: 12.05.2022

Studentët janë të lutur të dorëzojnë abstraktet e kumtesave në:

Mësimdhënie e Gjuhëve të Huaja

Studime Përkthimore

Studime Kulturore

Komunikim

Drejtësi

Ekonomi

Konferenca Studentore është nismë e Këshillit Studentor të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës. Konferenca synon të vazhdojë arritjet shumëvjeçare të derisotme në fushën kërkimore të studentëve. Përgjatë shek. XXI, shndërrime rrënjësore kanë ndodhur në aspekte të shumëllojshme të të nxënit. Metodologjia e mësimdhënies ka ndryshuar duke vendosur studentin në qendër të orës mësimore dhe duke mёshuar mё shumё nё kultivimin e kompetencave tё të nxënit. Me rritjen e rëndësisë sё mёsimxhёnies nё distancё nëpërmjet platformave te ndryshme digjitale, ky proces është përballur me problematika të reja, tejkalimi i të cilave tregon mbi perspektivat e të ardhmes. Paraqitja e sfidave dhe perspektivave të të nxënit në këtë konferencë mëton të jetë me rëndësi për studentët.

Konferenca, për më tepër, synon të zhvillojë dhe përforcojë bashkëpunimin ndërmjet studentëve

dhe njësive kërkimore, të nxisë hulumtimet, kërkimin, diskutimin dhe të menduarit kritik.

Konferenca do të mbahet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Studentët e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar propozimet e tyre në linkun e mëposhtёm:

https://forms.office.com/r/S26EHTz0CG

 

Studentët mund të orientojnë kumtesat e tyre në këto akse:

  • Mësimnxënia në kohë pandemie nëpërmjet përdorimit të pajisjeve elektronike, platformave dhe aplikacioneve inovative. Përfitimet dhe perspektivat. Përvoja të mesimit nё distancё.
  • Aftësitë kërkimore, arritje dhe problematika. Përvoja të një projekti kë
  • Studimi i gjuhëve të huaja dhe kontaktet gjuhësore: huazimet dhe neologjizmat, studime gjuhësore krahasuese, studime përqasë Përvoja në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, përkthim dhe interpretim, komunikim ndërkulturor.
  • Strategji dhe perspektiva për angazhimin e studentëve të rinj jo vetëm gjatё orëve mësimore në klasё, por dhe në çështje që shqetësojnë sot shoqërinë në fusha të ndryshme duke promovuar vlera të një shoqërie demokratike.

 

Data të rëndësishme:

Dorëzimi i Abstrakteve: 30.04.2022

Njoftimi i Pranimit: 07.05.2022

Data e Konferencës: 12.05.2022

 

Gjuha e Referimit:

Shqip/Çdo gjuhë që studiohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja