Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, fton studentë të bëhen pjesë në takimin informues në lidhje me hapjen e thirrjes së shtatë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që do të mbahet ditën e hënë, më datë 27.06.2022, ora 10:00-11:00 në mjediset e Universitetit Politeknik (Kati 2-të).
Qëllimi i programit të praktikave është të aftësojë studentët me përvojë pune, duke zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, akademike, personale. Target grup i këtij programi janë të rinj profesionistë, mosha 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”. Programi është parashikuar të realizohet për një periudhë tre – mujore, në periudhën shtator – dhjetor 2022. Aplikimi do të bëhet online në faqen e internetit:
https://praktika.riniafemijet.gov.al duke filluar nga fillimi i muajit korrik.