Njoftim mbi zhvillimin e një takimi informues mbi bursat “Fulbright” dhe “Humphrey”
Ditën e premte, 20 prill, ora 11:00 në mjediset e FGjH-së (salla “Evropa”), për të gjithë të interesuarit, do të zhvillohet një takim informues mbi bursat “Fulbright” dhe “Humphrey”.
Brunilda Kondi, pedagoge e Departamentit të gjuhës angleze, pjesëmarrëse në programin Fulbright Visiting Scholar 2015-2016 dhe anëtare bordi e Albanian Fulbright Alumni Association (Shoqata Shqiptare e Pjesëmarrësve në Programin Fulbright) do të sjellë përvojën e saj lidhur me këto bursa.
Argumentet që do të trajtohen:
- Çfarë janë këto programe?
- Kush mund të marrë pjesë?
- Si bëhet aplikimi?
- Çfarë përfitimesh sjellin për zhvillimin professional dhe të institucionit gjatë dhe pas programit?
Jeni të mirëpritur!