Sot në shkollën verore të bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare në dy nivelet, fillestar dhe i avancuar.
Prof. As. Dr. Raqi Bello, pedagog i Universitetit Shën Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës dhe lektor i gjuhës bullgare në FGJH të Universitetit të Tiranës, mbajti referatin me temë: Alfabeti Glagolitik – shkronjat që flasin (Глаголицата – „знаците, които говорят“).
Studentët u njohën me rrugën historike të krijimit të alfabetit të parë sllavo-bullgar, atij Glagolitik dhe rëndësinë e jashtëzakonshme për kulturën Bullgare dhe përhapjen e Ortodoksisë tek sllavët. Ata u njohën gjithashtu me veçantitë e këtij alfabeti i cili njihet dhe si alfabeti i shkronjave që flasin.