Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare – 13 korrik 2022

Sot, më 13 korrik 2022, në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare në të dy grupet.

Prof. As. Dr. Adriatik Derjaj, përgjegjës i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike dhe pedagog i Degës së Gjuhës Turke, (online) mbajti referatin me temë: Gjuhësia Ballkanike.

Studentët patën mundësi të njihen me zhvillimin e studimeve në fushën e Ballkanistikës dhe ndihmesat e gjuhëtarëve të ndryshëm në këtë lëmë, në veçanti të atyre shqiptarë dhe bullgarë (E. Çabej, Sh. Demiraj, P. Asenova etj.). Tema e përzgjedhur nga Prof. As. Dr. Adriatik Derjaj ngjalli interes tek pjesëmarrësit, në veçanti tek ata që merren me studime krahasuese në fushën e Ballkanistikës.