JAVA E TEKNOLOGJISË- Dr. Ymer Leksi

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja synon të rrisë aftësitë e stafit të tij akademik në përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit me anë të mjeteve teknologjike, risitë në mësimdhënie dhe të përditësojë dijet e tyre me aplikacione që vlerësojnë, motivojnë dhe argëtojnë studentët tanë. Ky cikël trajnimesh nis nga data 10-15.10.2021 ora 11:00-14:00.
Nëse dëshironi të përditësoni dijet tuaja mbi aplikacionet që mund të përdoni gjatë orëve të mësimit apo dëshironi të mësoni më shumë rreth:
• Përdorimit të platformave online për organizimin e e klasave dhe webinareve online.
(gobrunch platform)
• Përdorimin e Interactive Whiteboard Software në mësimdhënien e gjuhës së huaj
(Active Teach software, Pearson)
• Përdorimit të programeve të ndryshme për ta bërë mësimdhënien sa më interactive dhe sa më argëtuese
për studentët (AHA slides, Quizizz, Slido, Livepolls)
• Përdorimin e Quiz Makers dhe Test creators online. (iSpringquizmaker, ProProfs Quiz Maker, Jotform, Interact, FyreBox Etj.)
plotësoni formularin në këtë link: https://forms.office.com/r/dDfsQ9ZjsQ
Trajnimet do të ofrohen nga Dr. Ymer Leksi.