Grupi kërkimor në fushën e gjuhësisë, të përkthimit dhe të komunikimit u krijua mbështetur në statutin e UT-së dhe ka në përbërjen e tij pedagogë të departamentit të specializuar në drejtimet e sipër përmendura. Në kuadër të projekteve të ndryshme dhe nevojave për kërkimin shkencor, mund të përfshihen dhe anëtarë të jashtëm (universitete jashtë dhe brenda vendit).
Krijimi i grupeve mësimore-kërkimore synon përforcimin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor nëpërmjet projekteve, bashkëpunimeve në përputhje me politikën e zhvillimit të departamentit, të njësisë kryesore dhe të universitetit.
Qëllimi dhe strategjia e kërkimit të këtij grupi kërkimor, fushat kërkimore:
Për të realizuar një plan pune dy vjeçar 2022-2024, parashikojmë :
1) Mbledhje të grupit të punës ku të përcaktohen akset kryesore të kërkimit duke analizuar nevojat e kërkimit në nivel departamenti. Preferohen akse ndërdisplinore (midis fushave brenda departamentit si dhe jashtë tij).
2) Identifikimin e burimeve financiare që na mundësojnë realizimin e projekteve (AUF, READ, bashkepunimet për programet e përbashkëta të studimit apo që synojnë të realizohen, kontakte me partnerë të tjerë, etj.)
3) Idetë propozimet për të aplikuar në thirrje të ndryshme do të realizohen në punë në grup në varësi të specifikave të thirrjeve dhe fushave të kërkimit).
4) Bashkëpunime të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në Departamentin e Gjuhës Frënge numërohen disa projekte që janë duke u zbatuar dhe përfshijnë anëtarë nga ky grup mësimor-kërkimor:
Rezultatet e pritshme
Produkti/produktet e projektit
Prezantimi i platformës si dhe botime në revista shkencore të rezultateve tբ arritura.
Plani i punës, përfshin metodologjinë dhe teknikat që propozohen të përdoren.
Objektivat :
Ky projekt, përveç përfshirjes në fushën e didaktikës, lidhet dhe me fushën e komunikimit dhe në këtë fushë synon:
-të nxjerrë në pah llojet e mjeteve digjitale si teknologji të informacionit dhe komunikimit që përdoruren gjatë mësimdhënies në FGJH ;
-të ofrojë përmirësimin e aftësive digjitale dhe komunikuese të ekipit pedagogjik dhe të studentëve ;
Veprimtarite e parashikuara
– anketim të pedagogëve dhe të studentëve të FGJH-së lidhur me përdorimin e mjeteve digjitale dhe koncepteve të klasës së përmbysur.
– seminar shkencor për pedagogjinë e përmbysur
– trajnime për dy grupe të synuara (pedagogë dhe studentë të FGJH-së) për përmirësimin e njohurive dhe aftësive në përdorimin e mjeteve digjitale dhe të koncepteve të pedagogjisë së klasës së përmbysur.
– një modul online në versionin e një mini-xMOOC-u i cili do tu vihet në dispozicion palëve të interesuara si dhe qendrës së trajnimeve në FGJH.
Grupet e synuara në këtë projekt janë:
Duke patur parasysh nevojën për kurrikula nderdisiplinore, ku perfshihet fusha e përkthimit dhe e TAGJ, në kuadër të thirrjeve të projekteve Jean Monnet, anëtarë të grupit të gjuhësisë dhe të përkthimit aplikuan me një projekt Jean Monnet Chair qëllimi i të cilës është zhvillimi dhe forcimi i moduleve ndërdisiplonore në fushat që trajtohen në acquis communautaire me fushat e përkthimit dhe të terminologjisë. Projekti është konceptuar në dy qasje : të mësimdhënies dhe të kërkimit (workshope, konferenca, etj).
Anëtarët e përfshirë :
Prof. Asoc. Dr. Eglantina Gishti; Prof. Asoc. Dr. Alba Frashëri; Dr. Fjoralba Dado; Dr. Drita Rira, Kelvin Zifla (doktorant)