Në kuadër të lëndës Përkthim dhe Interpretim B-A dhe të hapjes së auditoreve edhe në terren, u organizuan orë jashtë auditorit, kryesisht t lidhura me profesionet e tyre në të ardhmen.
Kështu, me studentët e spanjishtes, Master Shkencor në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik, u organizua një takim me ish profesorin e spanjishtes para vitit 1990, z. Junajo dhe familjen e tij, në një vizitë pas 30 viteve në Shqipëri, të cilë u ftuan së bashku me studentët në një udherrëfim/guide turistike të qytetit të Tiranës, që filloi me Parkun e liqenit artificial (hyrja përballëFGJH-së) dhe vazhdoi për 4 orë, përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe tek Sheshi Nënë Tereza.
Studentët panë për herë të parë se si bëhet një guidë në terren, se cilat janë pikat kryesore që i interesojnë tutistëve të huaj spanjishtfolës si edhe u ngarkuan me detyra, që këtë eksperiencë ta përsërisnim edhe ditë të tjera, ku vetë ata të ishin udhërrëfyes.