Tavolinë e rrumbullakët “Përkthimi terminologjik Spanjisht-Shqip dhe Shqip-Spanjisht”.
Në kuadër të thirrjes “Projekte të kërkimit shkencor”, projekte FGJH 2023, në mbështetje të kërkimit shkencor dhe të kërkuesve të rinj, Departamentit të Gjuhës Spanjolle gjatë vitit 2023 ka punuar në projektin me titull “Sfidat e përkthimit terminologjik në dinamikat e reja kombëtare dhe globale të Shqipërisë. Përkthimi i terminologjisë së trashëgimisë kulturore dhe asaj juridiko-administrative”.
Tavolina e rrumbullakët që u mbajt ditën e martë, datë 12.12. 2023, ora 15.00 në sallën e bibliotekës FGJH “Argjiro” ishte aktiviteti përmbyllës i projektit ku u trajtuan problemet dhe vështirësitë e hasura gjatë përkthimit të materialeve muzeore si dhe ato juridiko-administrative.