Teknika të menaxhimit të situatave të vështira me studentët

Ky aktivitet synoi të ofrojë qasje praktike dhe komunikim efektiv në përballjen me situata sfiduese në auditore, si: mungesë motivimi tek studentët, konflikte, reagime emocionale apo vështirësi të natyrave të ndryshme që ndikojnë në procesin akademik. Personeli akademik u angazhua në diskutime, ndarje përvojash dhe skenarë konkretë, me fokus tek ndërveprimi konstruktiv dhe mbështetja emocionale e studentëve në një mjedis të sigurt dhe përfshirës.