Kalendari për Mbrojtjen e Gjuhëve të Huaja-2024

Kalendari për Mbrojtjen e Gjuhëve të Huaja-2024

Provimi i mbrojtjes së gjuhës së huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është i ndërtuar sipas standardeve që parashikohen në Kuadrin e Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj), duke përfshirë testimin e katër kompetencave gjuhësore, sipas gjashtë niveleve të përcaktuara në këtë Kuadër. Provimi do të jetë i përbërë nga 4 pjesë: pjesa e leximit, e të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit. Për më shumë shih Rregullore për mbrojtjen e gjuhëve të huaja.
Provimi do të jetë më datë 27 Janar 2024, ora 09:00.
Mund të regjistroheni deri më datë 24 Janar 2024 pranë Zyrës së Mbrojtjes së Gjuhëve të Huaja ose ne adresën e e-mailit : [email protected],
me dokumentat e mëposhtme:
1. Dokument identifikimi (Kartë identiteti ose pasaportë, asnjë mjet tjetër nuk vlen për regjistrim)
2. Mandati i pagesës së tarifës së provimit.

mbrojtje gjuihe