22 shkurt, 2024
Tavolina e rrumbullakët “Risitë kërkimore të projekteve të realizuara; nxitje për gjenerimin e ideve të reja bashkëpunuese”, Faculty Research Day FGJH
Në ditën e kërkimit FGJH – Faculty Research Day në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja-UT u organizua takimi i studiuesve Tryezë e rrumbullakët me temë “Risitë kërkimore të projekteve të realizuara; nxitje për gjenerimin e ideve të reja bashkëpunuese”.
Aktiviteti i organizuar nga Dega e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor të fakultetit u zhvillua nën drejtimin e zv. Dekanes së Kërkimit Shkencor FGJH, Prof. Dr. Saverina Pasho e cila theksoi rëndësinë e diskutimit të gjetjeve të kërkimeve të tyre shkencore nga projektet kombëtare dhe ndërkomëtare duke theksuar se bashkëpunime të tilla gjenerojnë ide të vlefshme për projekte të reja të mëtejshme duke kontribuar në rritjen e cilësisë kërkimore shkencore të Universitetit të Tiranës.