Seminari u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, më datë 9 janar 20024. Pjesëmarrës ishin studentët e drejtimit Masterit në mësimdhënien e gjuhës gjermane dhe pedagogë të rinj në këtë fushë.
Qëllimi i këtij seminari ishte që studentët pjesëmarrës të njiheshin me elementët didaktikë në transmetimin e njohurive profesionale në përgatitjen e guidave të ardhshme turistike.
Me zhvillimet e shpejta që janë vërejtur vitet e fundit në fushën e turizmit në Shqipëri është rritur dukshëm kërkesa edhe për guida, apo udhërrëfyes, turistike. Veçanërisht guidimi në gjuhën gjermane është shumë i kërkuar dhe tregu ynë turistike ka një kërkesë gjithnjë e në rritje në këtë drejtim. Kështu që studentët e masterin në fjalë mund të jenë një potencial shumë i vlefshëm në këtë drejtim.
Mbi këtë bazë seminari i zhvilluar me ta ndihmoj në shpjegimin dhe diskutimin e shumë elementëve didaktikë të përgatitjes së guidave turistike, siç janë:
• Mënyrat e marrjes së informacioneve të nevojshme nga fusha të ndryshme (gjeografi, histori, arkeologji, art, ekonomi etj.) në mënyrë që çdo guidë të krijojë arkivin dhe bazën e tij të të dhënave që do ti përdori më tej në varësi të intinerareve turistike që do zhvilloj.
• Orientimi i njohurive të gjuhës gjermane drejt asaj që i nevojitet një guide turistike, me shprehet e nevojshme, mënyrave të dhënies së saj, elementëve të komunikimit gjuhësor etj.
• Teknikat e guidimit turistik duke pasur parasysh këtu mënyrat e organizimit ditor të programit turistik, format e dhënies së informacionit, funksionimin në grup të gjithë elementëve që përmban udhëtimi turistik etj.
• Mënyrat e mbledhjes së përshtypjeve që le tek turistët udhëtimi turistik nëpërmjet bisedave, anketimeve anonime, vlerësimit në rrjetet sociale, mbajta e kontaktit edhe pas udhëtimit etj.
• Metodat e vlerësimit dhe reflektimit gjatë dhe pas realizimit të udhëtimeve të ndryshme me qëllim përmirësimin e cilësive të guidimit në të ardhmen.
Të gjitha çështjet e trajtuara theksuan rëndësinë e zotërimit të fjalorit specifik dhe terminologjik. Bazuar në gjithë këto aspekte të trajtuara si më lartë arrijmë në përfundimin se seminari ia arriti qëllimit të tij. Studentët pjesëmarrës treguan shumë interes dhe bënë edhe shumë pyetje lidhur me çështjet që u trajtuan. Kjo i ndihmoi ata për të sqaruar dhe mësuar më shumë rreth metodave
të përgatitjes dhe realizimit të punës së tyre në lidhje me përgatitjen gjuhësore të guidave turistike si grup i synuar.