Workshop “Metodologia CLIL e la progettazione dei moduli”.

Workshop “Metodologia CLIL e la progettazione dei moduli”.

Në datën 11 Prill 2024, ora 14.30, Salla 309, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Prof. Graziano Serragiotto, Profesor i Didaktikës së Gjuhëve Moderne në Universitetin Cà Foscari të Venecias, do të zhvillojë një Workshop për studentët e Masterit Mësuesi e pedagogë të Departamentit të gjuhës Italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

Workshopi “Metodologia CLIL e la progettazione dei moduli”, një nismë kjo e grupit didaktik të departamentit të gjuhës italiane, organizuar falë mbështetjes së Institutit Italian të Kulturës, synon të prezantojë metodologjinë CLIL e cila i referohet të mësuarit të përmbajtjes lëndore përmes një gjuhe të huaj, në këtë rast në gjuhën italiane.

Pas prezantimit të disa aspekteve teorike lidhur me metodologjinë CLIL, do të vihen në pah avantazhet e përdorimit të saj dhe do të theksohen disa veçori, duke nënvizuar aspektet praktike në realizimin e një moduli.

Jeni të mirëpritur!

Për të gjithë ata që nuk mund të jenë të pranishëm mund ta ndjekin workshopin online në linkun si në vijim:
https://meet.google.com/kiz-wped-wdt?hs=224