Dita e dytë e programit të orientimit

Sot, më 08.10.2024, dita e dytë e programit të orientimit, studentët u njohën me përfaqësuesit e Zyrës së Këshillimit të Karrierës, si dhe të Degës së Vlerësimit të Cilësisë dhe Kurrikulës.

Këto zyra luajnë një rol thelbësor në mbështetje të studentëve, duke ofruar burime dhe ndihmë në çdo hap të procesit të tyre akademik.
Gjatë takimit, studentët u informuan për shërbimet që ofrojnë këto zyra, të cilat janë të dedikuara për të dhënë ndihmesën e tyre në zhvillimin akademik dhe profesional. Disa nga aktivitetet dhe mundësitë që u prezantuan përfshijnë:

Trajnime dhe workshop-e: zhvillimi i aftësive praktike dhe profesionale
Leksione të hapura: mundësi për të marrë pjesë në leksione nga profesionistë të fushave të ndryshme
Pyetësorë dhe vlerësime: përcaktimi i nevojave dhe preferencave të studentëve
Shkolla verore/dimërore: mundësi për të thelluar njohuritë dhe për të përvetësuar aftësi të reja në një ambient joformal
Aktivitete të ndryshme ekstrakurikulare: pjesëmarrje në klube studentore dhe organizata që ofrojnë mundësi për zhvillimin e aftësive sociale, rrjetëzimin dhe angazhimin në aktivitete që përmirësojnë jetën e përditshme universitare.
🎓 Suksese të gjithë studentëve në këtë fillim të ri! Jemi të sigurt se ky vit akademik do të sjellë shumë mundësi dhe përvoja të paharrueshme.
*****************
Today, on October 8th, 2024, the second day of the orientation program, students were introduced to representatives from the Career Counseling Office and the Branch of Quality Assurance and Curriculum.  They play a crucial role in supporting students by providing resources and assistance throughout their academic journey.
During the meeting, students were informed about the services offered by these offices, which are dedicated to fostering academic and professional development. Some of the activities and opportunities presented include:
Trainings and workshops: Development of practical and professional skills.
Open lectures: Opportunities to attend lectures by professionals from various fields.
Surveys and evaluations : Identifying the needs and preferences of students.
Summer/Winter schools: Opportunities to deepen knowledge and acquire new skills in an informal setting.
Extracurricular activities: Participation in student clubs and organizations that offer opportunities for social skill development, networking, and engagement in activities that enhance daily university life.
🎓 Best of luck to all students in this new beginning! We are confident that this academic year will bring many opportunities and unforgettable experiences.