Në kuadër të zhvillimit teknologjik për studentët, më 25 nëntor 2024 u organizua trajnimi “Përdorimi i avancuar i paketës Microsoft Office”. Qëllimi kryesor ishte aftësimi i studentëve për përdorimin efektiv të veçorive të avancuara të Microsoft Word dhe PowerPoint, duke përfshirë krijimin e dokumenteve profesionale dhe prezantimeve të strukturuara në mënyrë tërheqëse dhe funksionale. Gjatë trajnimit, studentët patën mundësinë të praktikojnë duke krijuar një prezantim të ri nga fillimi, duke zbatuar të gjitha konceptet e mësuara.