Java e kolegëve gjermanë në FGJH

Gjatë javës së parë të dhjetorit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja pati kënaqësinë të mirëpriste tri kolege nga Universiteti i Eberswalde në Gjermani.
Kjo javë mundësoi forcimin e lidhjeve akademike midis Universitetit të Eberswalde dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe vendosi bazat për zhvillimin e projekteve të rëndësishme si Horizon 20, në përputhje me qëllimet e përbashkëta të gjithëpërfshirjes dhe inovacionit.
Koleget e Universitetit të Eberswalde, Prof. Dr. Claudia Brozel, Lena Zell dhe Anke Sange i shpjeguan studentëve të programit të studimit Master në Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh, rolin e gruas në pozicione udhëheqëse në turizëm dhe modele të biznesit digjital.
Ky partneritet do të mundësojë përvoja të zgjeruara të të mësuarit gjatë gjithë jetës për studentët dhe pedagogët përmes shkëmbimeve ndërkulturore dhe ekspozimit ndaj ekspertizës globale. Ky bashkëpunim pritet të rrisë perspektivat për përfaqësim të përbashkët dhe vizibilitet në ngjarje ndërkombëtare si ITB 2025.
Kjo javë shkëmbimi u mbyll me sukses, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për bashkëpunime të ardhshme në kërkimin shkencor, avancimin akademik dhe partneritetet me industrinë.