Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, pati kënaqësinë të mirëpresë Dekanin e Fakultetit të Filologjisë, Universitetit të Prishtinës, si dhe Zv. Dekanët

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, pati kënaqësinë të mirëpresë në datën 16/01/2025 Dekanin e Fakultetit të Filologjisë, Universitetit të Prishtinës, Prof. Asoc. Dr. Abdulla Rexhepi si dhe Zv. Dekanët Prof. Dr. Milote Sadiku, Prof. Asoc. Dr. Remzie Shahini Hoxhaj dhe Prof. Asoc. Dr. Isa Sulçevsi në një takim ndërinstitucional për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi të rëndësishëm, si dhe për sfidat e tyre në të ardhmen në kuadër të projekteve të përbashkëta, të zhvillimit të shkëmbimeve studentore, të përvojave akademike, pjesëmarrjes në konferenca dhe seminare të përbashkëta.
Të dyja palët u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e mundësive për fakultetet e tyre.