Ditë Studimore: Si të Shkruajmë një Artikull Shkencor
17.01.2025
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Dega e Kërkimit Shkencor FGJH organizuan Ditën Studimore me temën: “Si të shkruajmë një artikull”, nën drejtimin e Prof. Dr. Saverina Pasho.
22 studentët doktorantë, pjesëmarrës fizikisht dhe online, përvetësuan nga ky aktivitet jo vetëm mbi hapat, kriteret, fazat dhe etikën e shkrimit të një artikulli shkencor, por u thelluan në problematikat konkrete me të cilat hasen përgjatë punës së tyre kërkimore: përzgjedhjen e revistës, vlefshmërinë e artikujve, cilësinë e shkrimit, e deri te rreziku i autoplagiaturës dhe integritetit të të dhënave e rekomandimeve të artikujve shkencorë.
Ky aktivitet ndihmoi studentët të forcojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre kërkimore për një punim shkencor të suksesshëm.