Grupi Mësimor-Kërkimor “Gjuhësi”
Kryetar: Dr. Fatma Shijaku
Email: [email protected]
Grupi mësimor-kërkimor “Gjuhësi Teorike” i Departamentit të Gjuhës Angleze të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës ka për objektiva:
- Harmonizimin e lëndëve gjuhësore me lëndë të profilit të gjuhë angleze, mësuesisë, përkthimit dhe interpretimit, studime britanike dhe amerikane, marrëdhënieve me publikun, studimeve ndërkombëtare, komunikimit ndërkulturor dhe turistik, në kuadër të programeve Bachelor, Master në Departamentin e Gjuhës Angleze të Universitetit të Tiranës si dhe në bashkëpunim me departamente të tjera të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, me fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës dhe me universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
- Strukturimin e kërkimit shkencor në degë të ndryshme të gjuhësisë (kryesisht në gjuhësi përqasëse) në përputhje me programet, politikat gjuhësore, nevojat e praktikave mësimore, përkthimore, komunikuese, etj., zhvillimet teknologjike, dokumenteve të ndryshme dhe konteksteve aktuale të mësimit të gjuhës angleze.
- Hartimin e projekteve kërkimore në funksion të ciklit të tretë të studimeve, ku do të jenë të përfshirë studentë doktorantë që do të zgjedhin tema nga gjuhësia
- Bashkëpunime dhe aktivitete në kuadër të projekteve Cost Action me pedagogë të përfshirë (pjesë e grupit të gjuhësisë)
Synime të tjera afatgjata për këtë grup kërkimor lidhen me:
- Përcaktimin, përmirësimin dhe përditësimin e lëndëve gjuhësore sipas programeve të larmishme të nivelit Bachelor dhe Master dhe zhvillimeve të gjuhësisë në përgjithësi
- Përcaktimin e temave prioritare gjuhësore të kërkimit (si p.sh. në gjuhësi përqasëse, gjuhët në kontakt, etj.) sipas programeve, politikave gjuhësore, dokumenteve vendase dhe ndërkombëtare, zhvillimeve të vendit, etj.
- Formimin gjuhësor dhe shkencor me drejtim human të specialistëve në marrëdhënie me publikun në marrëveshje me Universitetin e Lituanisë, Kaunas Kolegija, Institute of Higher Education
- Identifikimin e nevojave gjuhësore në kontekstin aktual të mësimit të gjuhës angleze sipas temave të kërkimit;
- Zhvillimin profesional të pedagogëve dhe kërkuesve shkencore të disiplinave të gjuhësisë nëpërmjet pjesëmarrjes në programet Erasmus +, workshope të ndryshme, projekte si READ, Cost Action, etj.
- Zhvillimin e bashkëpunimeve me universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit me synimin për të ngritur programe dhe projekte të përbashkëta kërkimore;
- Mbështetjen e organizuar të studentëve me qëllim zhvillimin e aftësive gjuhësore, komunikuese dhe kërkimore, si dhe të aktiviteteve kulturore të ndryshme
- Promovimin dhe shpërndarjen e kërkimit shkencor
Aktivitete të planifikuara të këtij ekipi:
- Organizimi i Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Inovacioni në Gjuhësi dhe Praktikat Moderne në Mësimdhënie, Përkthim dhe Kulturë”, 21Nëntor, 2024
- Hartimi i tekstit mësimor universitar “Gjuhësi përqasëse” për studentët e departamentit të gjuhës angleze
- Aktivitete në kuadër të projekteve READ për përpunimin statistikor dhe cilësor të të dhënave në funksion të kërkimit shkencor
- Hartimi i tekstit mësimor universitar “Variante të gjuhës angleze” për studentët e departamentit të gjuhës angleze
- Punimi i monografise “Interdisciplinary Studies in Applied Linguistics”.
- Në bashkëpunim me grupin mësimor-kërkimor “Letërsi” koordinimin dhe organizimin e punës për aktivitetin, leksion i hapur “Gjuha, letërsia dhe muzika” me studiuesin Nick Ceremella dhe muzikantin William Neil. Promovimi i librit “Marriage between Literature and Music” (2022), Cambridge Scholars Publishing.
- Organizimin e një aktiviteti/tryeze të rrumbullakët “Prurje dhe risi në fushën Gjuha Angleze për Qëllime Specifike” – me qëllim përmirësimin e programeve dhe metodave të mësimdhënies, përfshirjen e teknologjisë, etj. në gjuhën angleze për qëllime specifike.
Anëtarët e këtij grupi: Dr. Fatma Shijaku, Prof.Dr. Daniela Tamo, Prof. Dr. Ukë Buçpapaj, Prof. As. Dr. Adriana Dervishaj, Prof. As. Dr. Leonora XHori, Prof. As. Dr. Etleva Kondi, Prof. As. Dr. Rovena Vora, Prof. As. Dr. Irena Pata (Kapo), Prof. As. Dr. Daniela Hasa, Dr. Violeta Shaba, Dr. Erjon Agolli, Dr. Sidita Dano, Dr. Ergys Bezhani, Dr. Ervin Hoxhaj, Msc. Ksenja Ferro (doktorante).