Grupi mësimor KOMUNIKIM DHE STUDIME KULTURORE
Kryetare: Dr. Albana SHIJAKU
Email: [email protected]
Grupi Mësimor-Kërkimor, Komunikim dhe Studime Kulturore pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, ka synim orientimin e programeve të studimit dhe kërkimit shkencor drejt modeleve më të mira bashkëkohore në fushën e komunikimit dhe kulturës. Përshtatja e programeve mësimore dhe atyre lëndore në përputhje me kërkesat në ndryshim të tregut të punës, si dhe orientimi dhe thellimi i kërkimit shkencor në këto fusha duke ndjekur zhvillimet kulturore dhe komunikative të shoqërisë, janë objektivat kryesorë të grupit. Grupi gjithashtu synon nisjen dhe thellimin e bashkëpunimeve me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për të realizuar projekte dhe aktivitete potenciale në përmbushje të synimeve të tij.
Synimet afatgjata të grupit janë studimi dhe hulumtimi i komunikimit nga perspektiva të ndryshme të përditësuara me teoritë bashkëkohore. Thellimi në teori i medias dhe komunikimit mediatik, i përballjes me kultura të ndryshme dhe krijimi i urave komunikuese me to në kontekste të ndryshme.
Puna aktuale kërkimore e këtij grupi ka në fokus projektin “Integrimi i Kompetencave të EMI-t në Programin e Studimit Bachelor në Gjuhë Angleze (Profili Gjuhë Angleze)”. Aktivitetet në kuadwr tw kwtij projekti janw bashkwpunimet me Institutin Shqiptar tw Medias (me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri), me pjesmarrje në trajnimet e organizuara prej tyre. Grupi mësimor-kërkimor Komunikim dhe studime kulturore synon përditësimin e programeve lëndore, krijimin e mjeteve didaktike për përdorim në auditor dhe krijimin e korpusit në përputhje me objektivat e përcaktuara në projekt.
Përpilimi i studimit të tregut të punës dhe programeve të lëndëve për propozimin e programit të ri të studimit në ciklin Bachelor në Gjuhë angleze, profili Marrëdhënie me publikun, i cili ka qëllim ofrimin e informacionit të mbledhur nga disa aktorë, kryesisht studentë dhe grupe interesi në lidhje me hapjen e Profilit të ri Marrëdhënie me publikun në programin BA në Gjuhë Angleze, pranë departamentit të Gjuhës Angleze.
Anëtarë të grupit: Prof.Asoc.Dr. Iris Klosi, Prof.Asoc.Dr. Rudina Vrioni, Prof.Asoc.Dr. Irena Pata, Dr. Kristina Ajazi , Dr. Kristina Sheperi, Dr. Miranda Veliaj, Ma. Anxhela Bardhyli, Ma.Brunilda Kuqi