Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Prezantim i programit MA Komunikim ndërkulturor dhe turistik trigjuhësh për studentët e gjuhës angleze

Më 16.04.2026, grupet mësimore-kërkimore “Komunikim dhe Kulturë” dhe “Letërsi”, pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, FGJH-UT, organizuan në auditorin 307 një takim informues me studentët e vitit të tretë të gjuhës angleze mbi programin e studimit të ciklit të dytë “Master Shkencor në Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh”.

📚 Gjatë takimit, studentëve iu prezantua në mënyrë të detajuar struktura e programit, përmbajtja e lëndëve, si dhe mundësitë konkrete për përfshirje në tregun e punës përmes praktikave profesionale dhe perspektivave të punësimit.

📌 I ftuar në prezantim ishte edhe Dr. Martin Mato, lektor në Departamentin e Gjuhës Gjermane dhe njëkohësisht Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Guidave Turistike të Shqipërisë.

🗺️ Prezantimi u përqendrua në potencialin e madh turistik të Shqipërisë 🇦🇱, profilin e profesionistëve të kësaj fushe dhe mundësitë reale që ky program u ofron studentëve për integrim të suksesshëm në tregun e punës.

👏 Falënderojmë studentët për pjesëmarrjen, interesin dhe vëmendjen e treguar!

situs toto